Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt fshatit Paftal, 16 km larg Beratit, për problemin e zonjës Firuze Kosova. Ajo tregon me lot në sy arrestimin e bashkëshortit Gëzim Kosova, 63 vjeç, me akuzën e përndjekjes dhe ngacmimeve seksuale ndaj infermieres së fshatit, Qamurane Kosova.

Mjekja e fshatit mohoi në mënyrë kategorike, të ketë thënë ato, që janë shkruar në dëshminë e saj, nën presionin e OPGJ Ledion Ferzaj.Po kështu dëshmitari tjetër, kryeplaku i fshatit,tha, se ka probleme toke me të dënuarin, por jo ngacmime seksuale.

Denoncuesja, Firuze Kosova: Burrin tim e kanë arrestuar më datë 24 Nëntor 2022. E akuzon Qamurane Kosova sikur ai e përndjekte, sikur ai e përndjek atë. Në kohën që ka ardhur policia, ne kishim ardhur këtu, po pinim kafre, sapo kishim ardhur nga puna. E merr Aguri, i plotfuqishmi në telefon dhe i thotë “ku je Gëzim?”. “Në shtëpi”, i thotë ai. Makina ndërkohë kishte ardhur këtu poshtë, e kishte lajmëruar ajo zonja. Ai i “tha ku ishe para një gjysme ore?”. “Po mblidhja ullinj me gruan”, i tha ai. “Mirë hajde pak poshtë”, i tha ai. Më pas kur u ul poshtë i tha “Gëzim ka lajmëruar Qamuranja policinë “se ti e ke ngacmuar në qendër shëndetësore”. “Jo, nuk ka mundësi, s eisha me gruan”, i tha ai. I kishte duart me baltë kur e morën. Ndërkohë, kjo zonja del nga shtëpia dhe ishte makina aty dhe ju tha “kam frikë unë nga ky, futen në burg se unë kam frikë se më vret me armë.”

Gazetarja: Kundrejt Gëzimit ka bërë akuzën infermierja, ndërkohë edhe doktoresha e ka miratuar se infermierja e saj ngacmohet seksualisht nga ky banor.

Denoncuesja, Firuze Kosova: Në një kohë që këta nuk rrijnë kurrë bashkë.

Gazetarja: Ka edhe dëshminë kryeplaku i fshatit që ka pohuar një gjë të tillë. A keni kontaktuar me kryeplakun?

Denoncuesja: Po, kam kontaktuar dhe ai më ka thënë “që unë i firmosa, por nuk i lexova”.

Gazetarja: Pse e keni pranuar gjykimin e shkurtuar për bashkëshortin?

Denoncuesja: Po, e pranova sepse më vjen shumë keq. Nuk e duroj dot kur e shikoj prapa hekurave. Është i sëmurë, më lutet ditë për ditë “Më ndihmo, më nxirr që këtu”, më thotë. Është 63 vjeç. Nuk ka faj, ai nuk ka bërë asgjë. Pse shkuan ajo “se ai më këndon këngë dashurie?”, çfarë është kjo? Unë e kam shtëpinë e ndarë dhe kufirin e kam të ndarë, çne unë me të “këndoj, nuk këndoj”. Unë jam në shtëpinë time, këndon televizori, këndon nga malli për fëmijët se janë në Greqi. Jetoj vetëm me bashkëshortin.

Gazetarja: A ka pasur ndonjëherë që bashkëshorti është larguar nga shtëpia, nuk e keni ditur destinacionin e tij ku është?

Denoncuesja: Jo, asnjëherë, ai nuk ndahet asnjëherë nga unë. Kemi marrëdhënie shumë të mirë.

Gazetarja: A e keni të vështirë të dilni ju në fshat?

Denoncuesja: Po, shumë të vështirë. Kanë ndodhur vdekje dhe nuk kam shkuar, më vjen shumë zot. Ka qenë njeri me dinjitet.

Sipas dosjes hetimore për rastin, dëshmitarë për këto ngacmime, kanë dalë kryeplaku i fshatit dhe mjekja e Qendrës Shëndetësore. Gjykata e Shkallës së Parë Berat, e ka dënuar Gëzimin me 3 vite heqje lirie, që bëhet 2 vjet me gjykim të shkurtuar.

Deklarata e mjekes së Qendrës Shëndetësore, referuar dosjes hetimore: Janë marrë deklarime nga shtetasja Dhurata Abazaj, e cila ka deklaruar se është me detyrë mjeke familje në fshatin Sinje dhe shtetasia Qamurane Kosova punon bashke me të. Ka deklaruar se në qendrën e punës ku janë, kanë shumë shqetësime nga shtetasi Gëzim Kosova, i cili në mënyrë të përsëritur shkon tek qendra e punës dhe i kërkon shtetases Qamurane Kosova që ajo të shkojë në banesë dhe t’i kryejë shërbime shëndetësore në organet intime. Ka deklaruar se Qamurania i ka thënë që është shumë e shqetësuar pasi i kërkon vazhdimisht marrëdhënie intime dhe i ka shkuar tek puna ku e ngacmon dhe i këndon këngë dashurie.
Deklarata e kryeplakut të fshatit, referuar dosjes hetimore: Janë marrë deklarime nga shtetasi Hadil Kosova, i cili ka deklaruar se është kryeplak i fshatit Paftan, Berat dhe ka deklaruar se shtetasi Gëzim Kosova është një shqetësim për të tërë komunitetin dhe ai vetë ka patur kërcënime e probleme me këte person. Ka deklaruar se ai është në dijeni se ky shtetas ka rreth 1 vit që e përndjek dhe i kërkon marrëdhënie intime shtetases Qamurane Kosova, infermieres së fshatit, e cila është e ve dhe jeton e vetme dhe i ka shtëpitë afër me Gëzimin. Ka deklaruar se një ditë më parë, ajo e ka marrë në telefon duke qarë dhe duke thënë se kishte kercënime jete nga shtetasi Gëzim Kosova dhe ai e ka orientuar të drejtohet në polici. Ka deklaruar se ku shtetas shkakton shumë probleme me shumë njerëz. Ka deklaruar se ai është aq problematik, sa mendon se do ishte rrezik per jetën e çdokuj pasi në çdo moment mund të bëjë veprime ekstreme. Në lidhje me problemin e shtetases Qamurane Kosova, ka deklaruar se ai ka dijeni se ajo po përndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga ai, duke u kërcënuar dhe dhunuar psikologjikisht çdo ditë dhe ajo ka mbi tetë muaj që i ankohet për këtë gjë dhe ai e ka drejtuar në polici për të paraqitur kallëzim.
“Stop” takoi infermieren Qamurane Kosova, e cila thotë se nuk ka patur dëshmitarë dhe ngacmimet e bashkëfshatarit të saj, kanë qenë “veshja e bukur” dhe “këngët e dashurisë”.

Gazetarja: Çfarë shërbimi i keni ofruar ju atij që ai ju ka ngacmuar juve?

Qamurane Kosova: Asgjë.

Gazetarja: Ju ka përndjekur…

Qamurane Kosova: Ik tani, të lutem shumë… Nuk kam asnjë gjë…

Gazetarja: Jo, po do t’i sqarojmë disa gjëra neve sepse burri i botës është në burg.

Qamurane Kosova: Le të jetë në burg, atë e di gjykata e jo unë.

Gazetarja: Tek qendra punoni vetëm ë?

Qamurane Kosova: Vetëm.

Gazetarja: Sa herë e takoni doktoreshën?

Qamurane Kosova: Kur kemi ashtu, të sëmurë kronikë, e marrim në telefon doktoreshën sepse qendrën e ka në Vreshtan.

Gazetarja: Ju çfarë shërbimesh ofroni nëpër shtëpi?

Qamurane Kosova: Matje tensioni, injeksione, mjekime, ata që nuk vijnë dot në ambulancë.

Gazetarja: A ishte një pacient që kishte nevojë për shërbimin tuaj në shtëpi?

Qamurane Kosova: Jo, ky nuk ka pasur ansjëherë nevojë.

Gazetarja: A keni qenë ndonjëherë në shtëpi me të?

Qamurane Kosova: Kam qenë kur ka marrë në telefon mjeken dhe i kam vajtur.

Gazetarja:Çfarë i keni bërë?

Qamurane Kosova: Matje tensioni, asgjë tjetër.

Gazetarja: A ka qenë vetëm apo ka qenë së bashku me bashkëshorten?

Qamurane Kosova: Ka qenë edhe vetëm, edhe me të shoqen.

Gazetarja: Në datën 24 Nëntor…

Qamurane Kosova: O, të lutem shumë, ik tani!

Gazetarja: Në datën 24 Nëntor që zotëria është kapur në flagrancë, a mun dtë më thoni ku keni qenë ju të dy bashkë që ai është kapur në flagrancë?

Qamurane Kosova: A të lutem shumë ik tani, mos më ndiq se nuk ta kam borxh.

Gazetarja: Kur nisën këto ngacmime?

Qamurane Kosova: O, ik tani, i di ai që është në burg tani. Do të ikësh tani, të lutem shumë. Mos të bëj ndonjë veprim e do të dënohesh shumë pastaj.

Gazetarja: Si të ngacmonte?

Qamurane Kosova: Ashtu si më ngacmonte.

Gazetarja: Kë ke patur dëshmitar për ngacmimet që të ka bërë?

Qamurane Kosova: Veten time kam pasur dëshmitar. Më dilte tek rruga, i veshur bukur, më bënte me sy dhe me dorë. Unë nuk i ktheja përgjigje sepse nuk i flisja. “mirë, mirë, mos fol ti, po unë do të heq nga puna” dhe dërgonte mesazhe andej që infermierja nuk shkon në punë, nuk shërben, ndërsa unë ikja në punë. Vija nga puna, fillonte fishkëllente, më ruante mua prapë, nuk dilja dot përjashta. Ja bënte, qasu, qasu, vinte tek muri e më thoshte “të kam xhan e të kam shpirt, unë të dua e ti nuk më do, unë të afrohem…” I thoja “largohu se nuk kemi moshën, ti 63 e unë 60 vjeç”. Ja kaq, kështu. E durova, e durova…

Mjekja: Isha unë atje se jam edhe drejtoreshë e qendrës unë dhe si titullare me të drejtë, mua më thirrën atë ditë që Qamuranja kishte një problem me rastin.

Gazetarja: Kur, më 24 Nëntor?

Mjekja: E ke aty sepse një palo ashtu që doli, ai Ledio, nga presioni që na bënte ka devijuar dhe dëshminë aty që unë mora vesh më vonë sikur unë isha prezent në momentin që këta bënin, po themi kur kishte ajo ngacmimet. Kjo gjëja shumë e ndryrë.

Gazetarja: Tani, thuhet se Dhurata ka deklaruar se ka qenë aty…

Mjekja: Shumë e ndyrë sepse si mund të jetë mjekja? Ja, tani, ku isha unë tani? Infermieret operojnë në çdo fshat dhe unë njihem me problematikën dhe jo drejtpërdrejt me ato, por kur pacienti bën një ankesë. Unë nuk jam okulare që të shoh se çfarë bën ajo, unë këtë ja shpjegova dhe atij dhe ai palo ashtu që e pësoi më vonë ai. Unë i thashë që mos më ngatërro mua më këto gjëra se unë jam titullare, unë ndjek punën, ndjek aktivitetin e qendrës, unë nuk mund të jem prezent kur infermierja mat tensionin, bën injeksionin. Pati një problem, më thirrën në lidhje me këtë rastin. Unë ju thashë se “:di që ka të drejtë se ai kërkon shërbim, është një pacient kronik, i cili nuk ishte paraqitur pranë nesh, merrte vetëm rekomandime”. Unë nuk rri atje, të jem okulare se çfarë bën infermieri. Unë nuk di se çfarë bën burri im e jot ë di se çfarë bën infermieri.

Gazetarja: Gëzimi, a është problematik?

Kryeplaku i fshatit: Tani, derisa unë kam këto ankesat, që ka qenë problematik në toka e gjëra.

Gazetarja: Jo, nuk më intereson për toka.

Kryeplaku i fshatit: Unë këto kam shkruar atje, për toka sipas letrës që më ka dhënë ajo, i jam drejtuar dhe unë.

Gazetarja: Ku e dinit ju se ka një vit që i kërkon marrëdhënie…? Kështu keni shkruar.

Kryeplaku i fshatit: Unë nuk dija gjë, nuk e kam shkruar unë atë. Jo, për atë nuk kam shkruajtur asgjë. Kjo më ka marrë në telefon në darkë që “merr policinë e zonës e hajde se po kështu, kështu, po më ngacmon filani”. Megjithatë, unë nuk e mora në darkë policinë e zonës. Më ka ardhur këtu, ishin edhe këto fshatarët, nuk më la gjë pa thënë, që ju hani bashkë, etj. Megjithatë mora, policinë e zonës dhe më pas e ka arrestuar tek shtëpia. Unë nuk di gjë më, kaq di unë.

Gazetarja: A keni pasur episode të tjera më Gëzim Kosovën në lidhje me këtë problematikë, për ngacmime dhe ndjekje të grave të fshatit?

Kryeplaku i fshatit: Jo, nuk kam pasur./klan

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: