RRËSHËN

BalkanWeb mëson detaje të reja nga vrasja e djeshme e nipit të fisit Gjini, Anton Kelit në Rrëshën.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se Anton Keli jetonte jashtë shtetit me bashkëshorten dhe fëmijët, dhe kishte ardhur në prag festash tek e ëma.

Ai u ekzekutua mbrëmjën e kaluar sapo zbriti nga makina, teksa eci për 40 metra në këmbë për të kërkuar ndihmë në një biznes afër, teksa edhe pse u transportua në spital nuk shpëtoi dot.

Sipas burimeve nga Policia, edhe pse nuk ka ende asnjë të arrestuar, pista kryesore mbetet hakmarrja pasi Anton Keli është nip i fisit Gjini që është në hasmëri në Mirditë me fisin Reçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb