Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e të riut në Rrogozhinë.

Gazetari Klement Baçi raporton për ‘BalkanWeb’ se Klevis Kapllani dyshohet që mund të jetë vrarë mbrëmë rreth orës 23:00, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet në makinë sot rreth orës 6 të mëngejsit nga një banor i fshatit Sinaballaj, i cili po ikte të shiste qumështin.

Baçi pohon se viktima kishte dalë mbrëmë për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më në banesën e tij. Po ashtu, nga të dhënat e grupit hetimor, dyshohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku pasi është kapur në befasi në një pritë, pasi në trupin e tij janë gjetur rreth 14 plumba, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Thuhet se autorët e krimit kanë zënë rrugën me degë peme, ndaj dhe i riu është detyruar që të ndal mjetin dhe të dalë prej tij, dhe më pas thuhet se është qëlluar me breshëri armësh, ku është bërë shoshë nga plumbat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: