Një histori tronditëse është raportuar sulmet e ushtarëve rusë në Ukrainë. Një gjyshe 69-vjeçare ka rrëfyer tmerrin e përjetuar nga forcat ruse.

Tetiana Oleksiienko, tregon e tmerruar se kishte parë vdekjen me sy teksa trupat rusë  i hapën një gropë 7 m në kopshtin pas shtëpisë, duke i thënë se ishte një varr i hapur për të.

6

Gjatë kësaj kohë forcat e Putin kishin pushtuar fshatin ku ajo banonte, Andrivka që ndodhet 70 km larg Kievit. Ajo rrëfeu se ishte fshehur në bodrumin e një fqinji bashkë me vajzën dhe nipërit të tmerruar teksa rusët sulmin vendin e tyre.

Për shkak se ushtria ruse po i afrohej zonës, ajo u detyrua të lëvizte nga vendi ku ishte fshehur dhe ishte kthyer në banesën e saj, ku edhe kishte parë varrin e gërmuar, transmeton BalkanWeb.

69-vjeçarja tregon mes lotësh: Ata gërmuan me lopata dhe më pas morën një traktor. Unë i pyeta se çfarë ishte ajo gropë e hapur dhe ushtarët u përgjigjën, një varrezë, kjo është një varrezë për ju.

7

Ajo më tej është shprehur se ushtarët e Putinit synonin të hidhnin trupat e civilëve të vrarë në varreza masive, por fatmirësisht ukrainasit morën kontrollin e zonës dhe nuk arritën të realizonin qëllimin e  tyre.

Ndërkohë tmerret në Bucha dhe në qytete të tjera janë tronditur  botën, për shkak të civilë të cilët ishin lidhur , vrarë dhe më pas shpërndarë në qytete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: