Në rubrikën ‘Opinion’ në News24 , analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se emri i Bajram Begaj, kandidati për president, nuk është thjesht një zgjedhje e improvizuar, duke shtuar se mund të jetë një marrëveshje edhe me aleatët e mëdhenj.

Sipas tij PS duhet të jetë konsultuar, ndërkohë edhe me ndërkombëtaret.

“Jemi në prag të fundit të klasës politike, kur them këtë, them edhe për Ramën që është në prag të fundit. Në Shqipëri ngatërrojnë pushtetin me shtetin.”, tha ai.

Ndër të tjera shtoi se e gjithë klasa politike është e rrezikuar dhe veçanërisht pozita që ka 10 vite që qeveris.

“Elita jonë kombëtare është shumë mbrapa asaj të Enver Hoxhës, është një dekompozim i tërë shoqërisë shqiptare. Kultura ka bërë hapa pas. Kapitalizmin nuk mund ta ndërtosh me metoda komuniste”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb