POGRADEC

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot nga Pogradeci nuk harroi të bënte ironi për opozitën dhe konkretisht për Balliun.


Me një status në “Facebook”, Balliu shprehet se kryeministri Rama sot zhvilloi një miting me karrige bosh dhe i  braktisur nga qytetarët. Ai shton mes tjerash se shefi i qeverisë është i tmerruar nga përgjimet e reja, të cilat siç tha gazetari i “Bild”, Peter Tiede, do të publikohet nesër pasdite.



“KARRIGET BOSH NË MITINGJET E RAMËS NË POGRADEC. Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër. Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”- shkruan Balliu.

Kryeministri Edi Rama tregoi një skenë se si mund ta bënte një “lexim filxhani” kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për ish-deputetin Klevis Balliu dhe babain e tij, Fahri Balliu.

“Kjo është zona e Bari Falliut edhe doja që, t’ua tregoja me filxhan në dorë se çafër i thotë fallxhorja. Lek i madh Faro edhe Faro i thotë: Po kjo “K” çfarë është kjo, koran? Jo Faro, kjo “k” është Klevisi. Faro i thotë: po çbën ky këtu më ha lekët mua”—tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb