Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar sot vendimin për kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të tij.

KLGJ-ja miratoi sot vendimin për zgjatjen e mandatit 3-vjeçar, që do janë të vlefshme deri në datën 12 dhjetor 2021, ndërsa mandatet 5-vjeçare do jenë të vlefshme deri në datën 12 dhjetor 2023.

Kuvendi i Republikës shpalli nga dy vende të lira në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për pozicionet që i takojnë anëtarëve nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët do të synojnë vendet e Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit në KLP dhe Maksim Qokut e Erion Muharremajt në KLGJ, të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi në shkurt të vitit 2018 dhe kanë mandat 3-vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: