Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë pranë KLGJ, pasi ky institucion ka marrë përsipër mbrojtjen personale të gjyqtarit Tonin Stërkajt dhe familjes së tij, pasi iu vendos tritol në banesë.

Balla theksoi se shpreson që të ketë rezultate konkrete nga hetimet për këtë rast, duke shtuar se magjistratët duhet të mbrohen në kryerjen e detyrave të tyre.

Taulant Balla: Unë kam marrë një takim me magjistratin, i kam shprehur solidaritetin. Policia do iu ofrojë mbrojtje personale dhe familjes të magjistratit. Policia e Shtetit e di fare mirë detyrën e saj.

Shpresoj që në vijim të kemi rezultate konkrete, që të japim mesazh ndaj çdokujt që mundohet të intimidojë sistemin gjyqësor. Duhet më shumë mbështetje ndaj magjistratëve, për të ofruar më shumë siguri ndaj magjistratëve dhe prokurorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: