Në sloganin “One Balkan, Stronger Balkans”, u çel Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, në edicionin e 27-të, me qëllimin e një manifestimi tregtar, si mënyra më e mirë për rivitalizimin social dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Konferenca u zhvillua në praninë e personaliteteve të vendit, deputetë të parlamentit shqiptar, përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, Korpusit Diplomatik.

Presidenti i “Klik Ekspo Group” Luan Muhametaj shprehu mirënjohjen ndaj të pranishmëve të cilët morën pjesë në këtë event të organizuar në një kohe jo të zakonshme, atë të pandemisë Covid-19.

“Mirënjohja ime është shkon për të gjithë pjesëmarrësit, biznesin, dhomat e tregtisë nga të gjithë vendet e rajonit dhe më gjerë: Serbinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnja dhe Hercegovinë, Turqinë, Italinë”, tha Muhametaj.

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj falënderoi organizatorët për rijetëzimin që sjellin këto aktivitete për vendin dhe rajonin.

“Fakti që biznesi, shkëmbimet, tregtia, aktivitetet ekonomike janë gjërat që bëjnë bashkë Ballkanasit, si një mundësi e mirë për maksimizuar fuqitë ekonomike”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë Zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se ndërlidhja dhe bashkëpunimi në rajon janë fushat kryesore të institucionit që përfaqëson.

“Kjo ministri e ka tashmë të intensifikuar, përpiqet shumë që të jetë edhe pranë të gjithë atyre që janë promotorët të zhvillimit ekonomik të vendit dhe më tej dhe shfrytëzon këtë rast të shkëlqyer për të ndarë me promotorët rajonalë dhe ndërkombëtarë përfaqësues shumë të nderuar të biznesit këtu”.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës si një nga eventet më të rëndësishme ka mbledhur ekspozues nga shumë vende te rajonit e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrje ka edhe të kompanive me produkte 100% shqiptare si Birra Korça dhe Birra Tirana. Ky panair do zhvillohet nga datat 1-4 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb