“Nuk e di nëse do të jetë emocionuese deri në fund, por nëse do të këtë presion do të thotë që jemi akoma në lojë, dhe kjo mund të jetë pozitive. Përse është e vështirë të luash në stadiumin tonë? Është vendi special ku ushqehesh me momente fantastike. Është gjëja më e bukur e këtij klubi, të rrëqethet mishi”. Me këto fjalë Jurgen Klopp i uron mirëseardhjen Juventusit, në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” trajneri Allegri është duke i dhënë dorën e fundit skemës më të cilën që do të përpiqet të sigurojë një biletë për më tej në kompeticionin më të rëndësishëm në rang klubesh. Edhe pse ndeshja nis 2-1, më një avantazh në anën e Juves, trajneri Allegeri pritet të hedh në fushe një formacion (3-5-2) më tre mbrojtës, ku Barzagli do jetë titullar. Në mbrojtje “made Italy” e plotësuar me Chiellini-n dhe Bonucci-n. Në mungesë të Andre Pirlo-s, mesfusha pritet të formohet nga Lichtsteiner, Vidal, Marchisio, Pogba dhe Evra. Asnjë dyshim për sa i përket sulmit ku Morata e Tevez kanë rezervuar një fanellë titullari.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb