Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, nuk i ka ndalur lavdërimet për Xherdan Shaqirin, duke thënë se talenti i 27-vjeçarit është ende i panjohur. “Reds” e blenë shqiptaro-zviceranin ndërkombëtar për 13 milionë paund nga Stoke City, gjatë verës së këtij viti.

Shaqiri ka nisur të fitojë vend në formacionin e Liverpool, duke dhënë asiste në të dyja ndeshjet e fundit: fitoren 1-0 ndaj Huddersfield, në Premier League, dhe fitoren 4-0 ndaj Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve.

Klopp e vlerësoi 27-vjeçarin, pas fitores së të mërkurës ndaj serbëve, por e ka bërë këtë përsëri, përpara ndeshjes së Premier League të Liverpool, kundër Cardiff City, të shtunën. “Unë nuk mendoj se dikush ka një ide për momentin se sa i mirë mund të jetë Shaq”, – tha trajneri gjerman.

Klopp e kujton Shaqirin si adoleshent te Bayern Munich gjatë kohës së tij si trajner i Borussia Dortmund. “Unë e kam njohur Shaqirin kur ishte 19 vjeç te Bayerni. Që atëherë, ai ishte tashmë një talent i jashtëzakonshëm, – shtoi Klopp. – Shaqiri kishte një vit të mirë të parë. Vitin e dytë nuk ishte aq i mirë, por kjo mund të ndodhë.

Pastaj ai u largua, shkoi tek Interi dhe më tej te Stoke City. Nënshkrimi me të ishte diçka logjike për Liverpool. Ai ka ende shumë hapësirë ​​për përmirësim dhe kjo është vërtet e mirë. Shaqiri na jep diçka të ndryshme”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: