Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha në një intervistë për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se duhet t’i kushtohet rëndësi turizmit detar.

Sipas ministrit, ka shumë rëndësi që bregdeti i Vlorës të jetë plot me jahte, ndërsa shtoi se me politikat e reja të qeverisë në 2-3 vitet e ardhshme do të shohim në bregdetin shqiptar një numër të konsiderueshëm jahtesh.

“Ajo që kam më shumë merak se cdo gjë tjetër është turizmi detar. Është mëkat të jesh kaq bukur, me një port natyror që është bosh. Sazani shfrytëzohet shumë, tani është pak e bllokuar situata, por vjet ishte shumë i zhvilluar. Por unë flas për turizmin e jahteve, që ka shumë rëndësi që ky bregdet të ishte plot. Në 2-3 vjet me këto politika të reja atë që e shohim në tokë, do ta shohim në det, do të kemi numër të konsiderueshëm jahtesh, që do të vijnë nga e gjithë bota. Ne kemi një lloj ndjesie negative sa i përket turizmit detar. Por, kjo do na bëjë të kemi dy gjëra të rëndësishme për të ardhmen e turizmit detar, e para është transformimi i jashtëzakonshëm i bregdetit shqiptar, e dyta që mendoj se do të ndodhë është që me forcimin e flamurit shqiptar në jahte do ta shndërrojmë flamurin shqiptar në promovues të bregdetit shqiptar”, tha Klosi.

Po këto jahte a mund ta ndotin bregdetin?
Debate për mjedisin është debat mbi shumë debate të tjera mbi ekonominë evropiane. Ministria këtë ka, për të gjetur një ekuilibër. Nuk e di sa do të jemi ne të zotë si shtet për të ndjekin politikën evropiane. Nëse ne do të kemi një marinë, ajo duhet të jetë në përputhje të plotë me rregullat evropiane. Nëse BE në 2020-2030 ka qëllim shndërrimin e ekonomisë miqësore me natyrën, ne e kemi mundësinë. Është një politikë që ne e filluam me shumë zhdërvjelltësi, por na bllokoi korona, më herët tërmeti, pra ishte një vit shumë i keq. Saranda do jetë e dëmtuara më e madhe e këtij sezoni turistik, pasi një pjesë e madhe e turistëve vinte nga korfuzi. Saranda do të jetë e goditur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb