Elseid Hysaj mund të vijojë karrierën e tij në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e Fiorentinës, e cila po shqyrton disa alternativa për krahun e djathtë të repartit difensiv.
Klubi vjollcë po kërkon një futbollist me eksperiencë dhe pa kosto transferimi, duke parë me interes situatën e Hysajt. Shkodrani është aktualisht i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare dhe, pas përfundimit të aventurës së tij me Lazion, mbetet ende pa një kontratë të re.
Fiorentina nuk e ka fokusin vetëm te Hysaj. Në listën e alternativave të klubit italian ndodhet edhe Matteo Darmian, me drejtuesit që po monitorojnë situatën e mbrojtësit italian.
