Kobe Bryant mbetet një legjendë, një nga basketbollistët më të mëdhenj të gjithë kohërave i cili vijon të vendos rekorde edhe pas vdekjes së tij. Vetëm një fanellë e tij, ajo me numrin tetë, të cilën e mbante të veshur në sezonin e tij të parë në NBA, në sezonin 1996-1997, është shituar për 7 milionë dollar.

Sipas BBC kjo është fanella e katërt më e shtrenjtë në botë që është shitur në një ankand. Në vendin e tretë, me 8,8 milionë dollar, është fanella e Diego Armando Maradona gjatë finales së Botërorit në 1986.

Në vendin e dytë gjejmë një tjetër basketbollist të famshëm, Michael Jordan, ku fanella e tij e fundit që mbajti të veshur përpara se të tërhiqej, u shitur për 10,1 milionë dollar. Rekordin absolut e mban legjenda e bejsbollit, Babe Ruth, fanella e të cilit është shitur për 24 milionë dollar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: