Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias, ka thënë se diskutimet në BE po bëhen mes vendeve që dëshirojnë fillim të bisedimeve me Maqedoninë deri në verën e vitit 2019 dhe atyre që dëshirojnë që bisedimet të fillojnë edhe më vonë.

Kocias ka thënë se 25 vende dëshirojnë dhe pranojnë që bisedimet të fillojnë deri në verën e vitit 2019 për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa nga ana tjetër, Danimarka, Franca dhe Holanda, dëshirojnë që data të jepet më vonë.

“Në mënyrë shumë të qartë kam shpjeguar se politika gjeostrategjike dhe gjeopolitike në rajon, kërkon ndihmë për këto dy vende, dhe jo prolongim. Kam shpjeguar se situata e brendshme në këto dy vende, kërkon stabilitet dhe siguri, dhe jo krijimin e problemeve të reja. Në fund, gjendemi në një kompromis që parashikon se do të mund të hapen kapitujt deri verën e vitit 2019, diçka që është e rëndësishme për ne”, ka thënë Kocias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb