TIRANE- Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tregoi një ngjarje të paprecedentë kur ajo kishte marrë detyrën në vitin 2013.

Sipas saj radarët detarë kanë qenë të fikur që nga viti 2012 deri në shtator 2013, duke regjistruar kështu një skandal të madh.

“Kur kam marrë detyrën ka qenë niveli i ulur i gatishmërisë në det, e kam hasur direkt sa mora detyrën, ku kam marrë edhe një letër nga ajo kohë që më njoftonte që puna e radarëve ishte në nivelin 20 perqind. Pra 80 përqind nuk punonin, dhe po ashtu inekzistente ishte edhe mundësia për të patrulluar mjetet lundruese pasi nuk kishte karburant. Nga 2012 deri në shtator 2013, deti ishte jashtë kontrollit, totalisht ishte në tokë.”, tha Mimi Kodheli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: