TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e ka cilësuar referendumin e propozuar nga kryeministri Edi Rama një shprehje të demokracisë. Në një prononcim për gazetaren e News 24, Marsela Karapanço, para nisjes së Kongresit, Kodheli tha se e konsideron kongresin e PS-së një festë të madhe ku takohen socialistët.

“Unë kongresin e PS e konsideroj një festë të madhe ku socialistët takohen, shkëmbejnë mendime. Procesi i rëndësishëm, ai ku besojmë, i mënyrës se si zgjidhen organet, mënyrën e qeverisjes pas 2017. Nuk është e rëndësishme nëse do isha pro apo kundër referendumi. Besoj tek procesi tek teza e hedhur nga kreu i PS. Jam rigide e pranimit ose mospranimit. Është një gjë që konsiderohet pozitive, e përhap demokracinë. Referendum apo jo do e merrni vesh në fund”, tha Kodheli.

E pyetur për koleget e saj që kanë kërkuar zgjedhje në PS, Kodheli tha se vlerëson rëndësinë e mendimit.

“Më së pari nëse një opinion apo mendim ndryshe vjen nga një anëtar i PS, nuk e shikoj nëse është thënë nga një grua apo burrë, vlerësoj rëndësinë e mendimit. 50% gra është risi. Kryetari është zgjedhur një anëtar, një votë. Referendumi është demokratik. Kur vij në Kongres vij si pjesë e qeverisjes dhe e PS, nuk e shikoj si anëtar grua apo burrë”, tha ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: