Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi situatën politike. Nisur nga Ndryshimet në Kodin Zgjehdor, Xhunga tha se ato dëmtojnë partitë e vogla, ndaj edhe më i mërzituri është Presidenti.

“Diskutimi ka qënë teknik, edhe votimi u bë në mënyrë të papritur për këdo që ishte jashtë rregullave të lojës, se ata brenda e dinin çfarë do ndodhte. Pasi dicka ndodh është e pamundur ta riparosh. Ajo që ndodhi dje, ndodhi dhe kaq. Gjuha politike është ashpërsuar. Rama u duk disi më i qetë, sot ku foli për rritjen e pagave të mjekëve dhe mësuesve. Basha po ashtu, nga ana tjetër më i ashpër ka qënë Presidenti”,- tha Xhunga.

Por pse ishte Presidenti më i ashpër? Gazetarja u shpreh: “Sepse ai përfaqëson një parti të vogël dhe dera për partitë e vogla po mbyllen. Partitë e vogla nuk është se kanë ndryshuar ndonjëherë rregullat e lojës. Në Shqipëri nuk ka parti të majta, në Shqipëri ka vetëm parti të djathta.
Mënyra se si ndryshojnë me njëra tjetrën është e vogël, i ndan vetëm dëshira për të marrë apo mos marrë një karrige Kodi Zgjedhor nuk do i lërë mundësi disa të vegjëlve të futen si rasti i Hajdarit. Do kemi një përplasje mes dy partive kryesore. Kjo e bën nervoz Presidentin dhe me të drejtë se kërkonte të tjera rregulla loje. Nuk besoj se do të ketë protesta, atëhetrë më 2 mars u ndihmua nga PD, por tani nuk mendoj se do e mbështesëmë PD, Presidentin”,- shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: