Deputeti i Partisë së Lirisë Perit Vasili, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Jani Rustemit, i riu që kishte rreth një muaj në koma, pas një mbidoze me metadon.

Kujtojmë se Rustemi ishte arrestuar për vjedhje, dhe se metadoni i është dhënë për shkak se ishte përdorues i heroinës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili u shpreh se drejtësia duhet të merret me hetimin e rasteve të tilla, ndërsa kashtuar se koha e alibive ka kaluar.

Ai tha se qeveria nuk thotë asnjë fjalë për rastet, sepse nuk e shqetësojnë vdekje t etë rinjve në komisariatet e vendit.

“Qeveria është vendosur në krahun e dhunës dhe antiligjit”, tha ai.

Postimi i plotë:

Ku eshte Drejtesia te rinjte po humbin jeten ne paraburgimet e policise???
Vdekje shume te renda kane ndodhur ne paraburgimet e policise.
Vdekje te cilat jane kaluar ne heshtje, pa hetim rrenjesor dhe pa marrje pergjesie te shkaktareve.
Asnje shkak bindes nuk eshte paraqitur ne publik megjithese behet fjale per vdekje shume te renda te te rinjve ne lulen e moshes se tyre.
Po sjell vetem disa raste:
▪️I riu 27 vjecar Jani Rustemi humb sot jeten ne spital pasi ishte burgosur ne paraburgimin e policise se Tiranes l.
▪️Lear Kurti 32 vjec humb jeten ne paragurgimin e policise se Tiranes pak kohe me pare.
▪️Igli Stameta vetem 32 vjec serish humb jeten ne paraburgimin e Kavajes per vetvarje sipas versionit zyrtar.
▪️Klodian Rasha 25 vjec humbi jeten sepse policia e Tiranes e goditi ne menyre te paligjshme.
▪️Enea Ftoi vetem 25 vjec humbi jeten ne paraburgimin e Korces pak vite me pare.
Shume here jane raportuar trajtime teper te renda ne paraburgime dhe grumbullime te dhjetra te ndaluarve ne ambiente shume te ngushta edhe ne kohe pandemie.
Koha e alibive ka marre fund.
Te mbulosh veprimet e paligjshme te policise qe marrin jete njerezish eshte kriminale.
Keto qendrime shtojne vetem urrejtjen dhe mosbesimin e qytetareve te policia nderkohe qe duhet te jete e kunderta.
Qeveria sigurisht qe nuk flet asnje fjale dhe nuk shqetesohet qe njerezit vdesin ne komisariate sepse eshte vendosur ne krahun e dhunes dhe antiligjit.
Drejtesia eshte perpara pergjegjesive shume te medha.
Eshte turp qe prokuroria merret gjere e gjate dhe me vite me gjyqe kunder qytetareve, qe dalin ne protesta dhe nderkohe s’ka asnje pergjegjes per keto vdekje kaq te renda.
Beni hetim me rrenje dhe nxirrni pergjegjesit nuk kalohen keto ngjarje tragjike me nje komunikate policie dhe me ndonje dosje te manipuluar per te fshehur te verteten.
Nuk mund te lejohet kurre qe paraburgimet e policise te shnderrohen ne ambiente dhune dhe terrori ndaj qytetareve.
Prokurore mjaft më, boll e nxitet konfliktin dhe polarizuat situaten me mosveprimet tuaja dhe moszbatimin e ligjit duke punuar oer te krijuar alibi e jo per te nxjerre pergjegjesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb