Pas disa ditësh larg futbollit dhe angazhimeve profesionale, Granit Xhaka pritet të rikthehet në qendër të vëmendjes për një çështje që ka bërë bujë të madhe.

Kapiteni i Zvicrës, aktualisht pjesë e Sunderlandit, pritet të paraqitet gjatë kësaj jave në Lucern, ku do të merret në pyetje nga Prokuroria Publike në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, nuk kemi ende një datë zyrtare. Kujtojmë që Xhaka u pezullua nga kombëtarja zvicerane deri në sqarimin e çështjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb