Richarlison duket se e ka ndarë mendjen për të mos qëndruar më te Everton. Pas disa sezonesh në Goodison Park, ka ardhur koha për të treguar veten në një skuadër të madhe.

Siç raporton Sky Sport, Tottenham ka menduar t’i japë drejtim të ardhmes së brazilianit, duke paguar kartonin e tij. Spurs e kanë vendosur që të investojnë 70 milionë euro dhe akordi mes palëve është gjendur.

Richarlison do të dëgjojë për herë të parë melodinë e Champions League, pasi në karrierën e tij nuk ka skuadra të mëdha. Gjithccka mori jetë në vendin e tij të lindjes, në Brazil, ku u aktivizua për disa edicione me America MG dhe Fluminense. Kalimi te Ëatford bëri që lojtari të binte në sytë e Everton, ekip në të cilin luajti 4 vite.

 

Yj
Yj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: