TIRANE – Gazeta “Panorama” ka zbuluar se Genci Xhixha, i shpallur në kërkim për trafikun e kokainës, ishte denoncuar në prokurori në vitin 2011 nga Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Ministrisë së Financave. Në kallëzimin e bërë asokohe në prokurori thuhej se personi në fjalë ka qarkulluar shuma të mëdha parash me veprimet bankare që kryente. Nuk dihet fati që ka pasur padia penale në prokurori, por mësohet se shqiptari që jeton në Kubë, në qytetin e Holguinit, është mbajtur në vëzhgim për veprimet financiare që ka kryer gjatë viteve në vazhdim.
Shtetasi Genci Xhixha u shpall në kërkim nga prokuroria menjëherë pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë, pasi rezultoi se kishte biseda telefonike me të arrestuarit në Shqipëri, Ermal Hoxha dhe Gentian Gjonaj. Sipas akuzës, ka dyshime se Xhixha ka qenë personi që siguronte kokainën që nisej për në Shqipëri nga vendet e Amerikës Latine.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: