TIRANË- Pak ditë pasi KQZ e shpalli të pavlefshëm vendimin për regjistrimin e kandidatit të PD-së në Kurbin, Ilir Pjetraj, Kolegji zgjedhor ka pranuar kërkesën e saj duke shfuqizuar këtë vendim.

Përfaqësuesit ligjorë të PD-së në KQZ ankimuan vendimin e KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor dhe tashmë konfirmohet se në Kurbin do të ketë dy kandidatë. Me këtë vendim Kolegji Zgjedhor detyron KQZ-në të regjistrojë Ilir Pjetrajn si kandidat të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet për Bashkinë e Kurbinit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb