Në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe San Marinos, nuk ka munguar mbështetja e tifozëve. Rreth 15 mijë tifozë janë ulur në shkallët e stadiumit për të përkrahur Kombëtaren shqiptare në këtë përballje.

Tribunat janë ngjyrosur kuqezi, ndërsa tifozët kanë krijuar atmosferën e zakonshme të ndeshjeve të Kombëtares. Theksojmë se 3 pikët janë detyrim për Shqipërinë, pas dështimit në Finlandë.  Ndeshja vlen për Nations League.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb