Zhoze Murinjo e konsideron Xhud Bellingam si “superheroin” e Anglisë dhe ka thirrur një plan të qartë taktik për ta shndërruar atë në pikën kyçe të Real Madridit. Pas emërimit të tij si trajner i ri i Real Madridit, tekniku portugez ka thurur elozhe të jashtëzakonshme për mesfushorin , sidomos pas performancave të tij mbresëlënëse në Kampionatin Botëror 2026.
Mou bëri xhiron e rrjetit me një nga frazat e tij ikonike për lojtarin: “Bellingam është superhero i Anglisë. Ai ka shënuar të njëjtin numër golash në Botëror sa Pelé në të njëjtën moshë. Mesfushorët kontrollojnë ndeshjet, Xhud kontrollon gravitetin”, u shpreh portugezi. Sipas mediave spanjolle si ‘MARCA’, ‘Special One” ka biseduar personalisht me lojtarin dhe ka projektuar rolin e tij për sezonin e ri 2026–2027.
Murinjo dëshiron të zbatojë rreshtimin 4-2-3-1 te Reali, ku Bellingham do të luajë si organizator i avancuar, pak a shumë ‘numër 10’ me liri të plotë prapa Mbape. Ideja është që ai të luajë sa më pranë zonës kundërshtare për të shfrytëzuar maksimalisht fizikun dhe nuhatjen e tij për gol, ngjashëm me rolin që ka pasur në debutimin e tij në Madrid dhe me atë që luan aktualisht te Kombëtarja e Anglisë.
