TIRANE- Ndërsa protesta e opozitës që bllokoi sot akset kryesore rrugore në veri, jug e juglindje të vendit u zhvillua paqësisht, komentuesit në Facebook ia kujtojnë një gjë të tillë kryeministrit Edi Rama.
“E pe si protestojnë të djathtët pa dhunë, konform të gjitha normave demokratike”,-shprehet njëri nga komentuesit në profilin e kryeministrit të vendit.
Vetë Rama nuk ia ka kursyer një përgjigje komentuesit, ku nuk e kursen ironinë për të djathtën.
“Të marrsha të keqen unë ty, për të djathtën tënde që ka përfunduar rrugëve njësoj si rrugët që la rrugëve kur ishte në qeveri ?”,- thotë Rama.
(m.a/BalkanWeb)