TIRANE-Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka reaguar në ‘Twitter’ për situatën politike në vend, protestën dhe bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës. Hahn shprehet se debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit, ndërsa bashkëpunimi qeveri-opozitë është thelbësor për anëtarësimin e vendit në BE.
Screenshot001
“Më vjen keq për bojkotin parlamentar të shpallur nga opozita. Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit. Bashkëpunimi me qeverisë dhe opozitës është vendimtar për synimet e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Është veçanërisht e një rëndësie të madhe që jeta parlamentare të vijojë në një kohë kur reforma thelbësore janë në axhendën e parlamentit, siç është ngritja e institucioneve të vettingut në kuadër të reformës në drejtësi, përfshirë edhe rekomandimet e misionit të OSBE/ODIHR të cilat janë thelbësore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë vit. Këto reforma janë të rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë rrugën e saj të integrimit në BE”- ka thënë Hahn.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: