Kuvendi i Shqipërisë ndërpret transmetimin e mbledhjes se konstituimit të Komisionit të Shëndetësisë. Kështu deklaron Partia Demokratike, deputetët e së cilës kanë qenë të pranishme fizikisht në komision.

Sipas PD, “në kanalin rtsh kuvend qe paguhet nga taksat e qytetarëve, mbledhja e komisionit që drejtohet nga deputetja e PD, Albana Vokshi, u ndërpre kur zonja Vokshi po shfaqte fotografitë që tregojnë dy standardet e maxhorancës, mbledhje online për t’i kufizuar hapësirën opozitës dhe mbledhje fizike të qeverisë dhe PS pa respektuar masat për pandeminë”.

Më tej PD denoncoi se Kuvendi i Shqipërisë fshiu nga faqja mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, të drejtuar nga opozita.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb