Ditën e sotme, Partia Demokratike depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se së bashku me kërkesën, PD ka dorëzuar edhe emrat e demokratëve, që do të përfaqësojnë këtë komision.

Kështu, PD ka vendosur që kryetar i komisionit të jetë Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdinand Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb