Komisioni parlamentar për çështjet ligjore ka miratuar sot projektligjin për rikthimin e lojërave të fatit online.

Më herët projektligji u miratua nga Komisioni i Ekonomisë.

Zëvendës ministrja e Financave, Vasilika Vjero shpjegoi se bastet do të jenë vetëm online nëpërmjet platformave elektronike dhe jo fizikisht. Vjero tha gjatë fjalës së saj se ligji parashikon 10 licenca që do të përzgjidhen nga komisioni i licencimit në përputhje me kriteret përkatëse ndërsa përmendi edhe ndryshimet në nenin për detyrimet tatimore.

Ndryshimet, sipas saj, kanë për qëllim përmirësimin e këtij sektori, për të sjellë risi dhe për të krijuar një kuadër ligjor më të përshtatem licencimin dhe mbikëqyrjen e lojërave të fatit dhe për qëllim final formalizimin. Ajo shtoi se pr/ligjoi është produkt i një punë të gjatë të përfaqësuesve të ministrisë së financave dhe dy dëgjesave me grupe interesi, OJF, shoqata të basteve, federata sportive dhe komunitetin olimpik shqiptar.

Në përmbledhje, ky dokument fokusohet në kategorinë e basteve sportive. Këto baste do të jenë vetëm online, me qëllim formalizimin e tregut të lojërave të fatit për këtë kategori duke licencuar subjektet që kanë përvojë në ushtrimin e kësaj fushe.

Bastet online do të vendosen në uebsite ose në platforma të dedikuara, të autorizuara dhe të monitoruara nga subjekte të licencuara për këtë qëllim.

Janë parashikuar kritere të forta për ata operatorë që aplikojnë për licencë. Licencimi do të jetë për një periudhë 10-vjeçare, tarifa e licencimit do të jetë në masën 400 milionë lekë dhe licencimi do të bëhet me konkurs nga një komision licencimi. Do të jetë një numër i kufizuar licencash, vetëm 10”, theksoi Zv.ministrja.

Pagesat nuk do të bëhen me para në dorë në mënyrë të drejtpërdrejtë mes organizatorit dhe lojtarit por do të kalojnë përmes një agjenti financiar të autorizuar.

“Bastet sportive online do të jenë të detyruara të kenë të regjistruar lojtarët e tyre dhe të dhënat do të duhet të ruhen për të paktën tre vjet. Këto baste që specifikohen se do të jenë vetëm online nuk do të kenë pika fizike por faqe internet, aplikacione dhe infrastrukturën e nevojshme teknologjike që mundëson aktivitetin brenda kornizave të përcaktuara dhe që janë të monitorueshme.

Organizatori i basteve sportive online nuk duhet të pranoje para në dorë nga lojtarët, por vetëm nëpërmjet Agjenteve Financiar të Autorizuar”.

Drafti parashikon krijimin e një fondi të posaçëm ku të ardhurat që vijnë do të përdoren me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.

“Ky fond shërben për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, në bazë të kërkesës për financimin e projekteve të paraqitura nga institucionet shtetërore, pas marrjes së mendimit të institucioneve publike të fushës”. Ligji parashikon edhe kthimin e publicitetit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb