Emisioni investigativ Vetting, News24
Gjyqtarja e Shkodrës, Arta Llazari jetonte në vitin 1990 e në vijim me nënën, babanë dhe vëllanë, duke mos deklaruar në mënyrë të qartë kontributet e secilit prej katër anëtarëve të familjes rrjedhimisht as të ardhurat.
Në pasurinë e saj janë evidentuar disa transaksione bankare të kryera nga nëna e subjektit në vitet 2008-2009 në vlerën totale 63 mijë euro, që janë investuar për një periudhë kohe në depozita.
Në vititn 2009 vëllai Bledi Llazari ka hapur një kompani me emërtimin “Techno Gas”. Objekti i kësaj veprimtarie ishte “Ndërtim, projektim, zbatim të ndërtimeve civile, industriale, hidroteknike, turistike, bujqësore, prodhim dhe shpërndarje të energjisë elektrike me anë të ujit, erës, gazit, energjisë diellore te” por në 3.06. 2010 kjo kompani pezullohet, duke i lën vëndin një tjetër kompanie.
Bledi Llazari ka në pronësi një tjetër kompani “Kostandini Group” me 75% të aksioneve ndërsa ortaku tjetër Alfred Mulaj është me 25% të aksioneve. Kjo kompani është themeluar në vititn 2009. Me objekt “Tregtimi me shumicë e pakicë i artikujve të ndryshëm të konsumit të gjerë industriale, ushqimore, materiale ndërtimi, pajisje elektroshtepiake e hidrosanitare, makineri e pajisje të ndryshme.”
Në total nëpërmjet kësaj kompanie në Gjykatën e rrethit Shkodër, Prokurorinë e rrethit Shkodër, Bashkinë etj “Kostandini Group” ka përfituar për periudhën 2019-2025 nga tenderat më shumë se 100 milion lekë. Tenderat janë marrë nga institucioni i Gjykatës, ku e motra punonte dhe vazhdon të punojë si gjyqtare.
Gjyqtarja dhe avokati në një udhëtim jashtë vendit a përbën konflikt interesi?
Vetting ka zbuluar se në vitin 2016 gjytarja Arta Llazari, ka udhëtuar jashtë vendit me avokatin e shkodrës Elvis Alivoda, në një grup shoqëror. Katër vite më pas Llazari dhe Alivoda kanë qenë pjesë e gjykimit të një vrasje shumë të bujshme në qytetin veriorë me pasojë vrasjen e një 23-vjeçari Gledis Krajës.
I ndjeri ka qenë ish-futbollit i ekipit të Vllaznisë.
Autori i krimit është përfaqësuar nga avokati Elvis Alivoda që ka qenë në udhëtim me gjyqtaren Llazari.
Edhe përse në konflikt interesi gjyqtarja nuk ka dhënë dorëheqjen nga çështja, por ka vijuar gjykimin në konflikt interesi.
(BalkanWeb)