Më shumë se një milion klientë të platformës së dështuar të tregtimit të kriptomonedhave FTX po përballen me humbjen e të gjitha parave të tyre pas kolapsit multimiliardë dollarësh të kompanisë, ka dalë në pah.

Dokumentet u depozituan në gjykatën e falimentimit në Delaware të hënën mbrëma, pasi u zbulua se themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried, e kaloi fundjavën duke u përpjekur të siguronte shifra të majme parash nga investitorët për të paguar viktimat e falimentimit.

Ndërsa procedurat e falimentimit e bëjnë gjithnjë e më shumë të ngjarë që investitorët të humbasin shumicën, nëse jo të gjitha fondet e tyre, Bankman-Fired dhe anëtarët e rrethit të tij të brendshëm iu lutën investitorëve për ndihmë për të mbuluar mungesën prej 8 miliardë dollarësh, nga të cilat mendohet se llogariten dhe rreth 1 miliard dollarë fonde të klientëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: