Kompania Google ka shtyrë prezantimin e sistemit të ri operativ Android 11 deri në një datë të pacaktuar ende.

Prezantimi i sistemit operativ ishte caktuar për më 3 qershor.

“Nuk është koha për të festuar, ne do t’ju njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim të publikuar në faqen zyrtare të profilit të zhvilluesit të Android, pa shpjegime të mëtejshme.

Google, disa javë më parë kishte anuluar konferencën e zhvilluesve të saj, të planifikuar zakonisht në fund të majit për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Android 11 pritet në vjeshtë kur duhet të debutojë në versionin e tij të fundit në bordin e gjeneratës së re të telefonave inteligjentë Pixel 5.

Sipas kompanisë, midis risive të Android 11 do të jetë gjithashtu edhe një funksion që ju lejon të kuptoni nëse pajisja është e lidhur me një rrjet 5G për të përfituar nga shpejtësia e standardit të ri të rrjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: