Hans Zimmer, kompozitori dy herë fitues i Oskarit, i propozoi partneres së tij në skenën e Londrës, duke shkaktuar duartrokitje të forta nga publiku, shkruan huffpost.com.

Teksa performanca e tij në arenën O2 po i afrohej fundit, 65-vjeçari gjerman i kërkoi partneres së tij t’i bashkohej në skenë dhe më pas vazhdoi t’i deklaronte dashurinë e tij.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt, ai i tha: “Pse të solla këtu? Unë do t’ju pyesja për diçka shumë të rëndësishme. E mbylle derën? A është qumështi në frigorifer? A kemi ndonjë sherbet në frigorifer?”

“A do të martohesh me mua?”, iu drejtua aipartneres ndërsa morrën duartrokitje të forta nga publiku.

Për momentin emri dhe mosha e partneres së tij nuk u dhanë.

Fansat e Zimmer kanë qenë të kënaqur me një sërë muzikash që ai ka kompozuar për filma të suksesshëm gjatë dekadave të fundit, duke përfshirë “Gladiator”, “The Dark Knight” dhe “Inception”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb