Gjykata Kushtetuese nuk kalon për shqyrtim ankimimin e kompanisë gjermane EMS.

Kompania gjermane EMS ka kontratë koncesionare me Portin e Durrësit dhe merrej me përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Portin Durrësit.

Në lidhje me vendimin ka reaguar vetë kompania e cila shprehet se është cenuar liria ekonomike dhe parimi i barazisë para ligjit. EMS kishte kontratë 35 vjeçare me Autoritetin Portual dhe pak ditë më parë u dëbua nga Porti i Durrësit. Sakaq kërkon dëmshpërblim nga shteti.

Kujtojmë se gjatë prillit të këtij viti, EMS Shipping & Trading ka depozituar në Gjykatën e Arbitrazhit e ICSID në Uashington një padi ndaj shtetit shqiptar. Akuza u regjistrua më 7 prill dhe objekt i padisë është mosmarrëveshjen për sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: