Për 2 ditë me radhë në universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizohet konferenca e 13 ndërkombëtare Elta Albania, me fokus arsimin, instrumentet dhe teknikat më të mirat të mësimdhënies. Kjo konferencë bëri bashkë ekspertë të huaj dhe shqiptarë të fushës së arsimit, profesionistë, pedagogë dhe studiuesve për të ndarë njohuritë e tyre.

Rektori i universitetit katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” profesor Leonardo Palombi shprehet se është takim mjaft i rëndësishëm, që ndihmon në përmirësimin e edukimit të gjeneratave të reja.
“Jemi shumë të lumtur që erdhëm në këtë takim të 13, për instrumentat më të mira, teknikat më të mira, për të përmirësuar edukimin e gjeneratave të reja. Bëhet fjalë për një takim ndërkombëtar, përfshin disa shtete të Ballkanit dhe jemi të lumtur që i mirëpresim në universitet, që prej 20 vitesh ka eksperiencë me me italianë dhe shqiptarë dhe jemi të lumtur të kemi mundësinë për të reformuar gjenerata të reja. Urojmë në të ardhmen të kemi edhe në gjuhën angleze, për të ardhur e studiuar në këtë vend ekselent, në radhë të parë në mjekësi, arkitekturë, ekonomi, farmaci. Nuk i kemi shkencat humane, por kemi qendrën Krizën, që është qendër kërkimore që i afrohet shkencave humane, pedagogjisë. Ndërmjet këtyre instrumentave jemi të bindur se do të përmirësohemi në vazhdim. Kërkimi do t’i ndihmojë kapacitetet tona për të edukuar gjeneratat e tjera”.
Për drejtorin “Qendra për kërkime në shkencat humane” në universitetit katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Appolinaire Anguissa Metogo është një bashkëpunim i rëndësishëm, që do të sjellë frytet e veta në vend.
“Qendra për kërkime në shkencat humane është shumë e lumtur që bashkëpunon me shoqatën e mësuesve të gjuhës angleze në Shqipëri. Qëllimi ynë është: Gjuha nuk është vetëm për të komunikuar, por shërben për të bërë kulturë. Kjo është edhe arsyeja e këtij bashkëpunimi, për të cilin jemi shumë të lumtur”
Presidentja e Elta Albania dhe pedagoge ne universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Elona Mehilli shprehet se do të përfitojnë nga ky trajnim, i cili u jep atyre mundësinë të reflektojnë mbi metodat e tyre të mësimdhënies.
Sinkr.
Konferenca pati një pjesëmarrje dhe interes të lartë, nga pedagogë dhe studentë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb