Sot në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u organizua konferenca me temë “Inteligjenca Artificiale dhe Paqja”, e cila kishte si qëllim të sillte një reflektim të thelluar të mesazhit të Papa Françeskut.

Paqja nuk është artificiale thotë Ati i Shenjtë. Paqja është rezistenca ndaj të keqes, përkushtimi ndaj drejtësisë dhe kërkim i të mirës së përbashkët. Konferenca u organizua në bashkëpunim me Nunciaturën Apostolike, nën kujdesin e Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Takimin e hapi Presidenti i Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” Ruggero Valentini, i cili u uroi mirëseardhjen miqve të shumtë.

“Jemi në një moment tensionesh të mëdha kultuore dhe politike. Është kohë përgjegjësish. Nuk mund t’ia lejojmë vetes që të jemi sipërfaqësor. Me ndërgjegjen që kemi bërë gjithçka që inteligjenca jonë na kërkon të bëjmë”-tha Ruggero Valentini.

Konferenca u përshëndet nga Mons. Luigi Bonazzi, i cili përcolli mesazhet e tij për këtë rast.

“Inteligjenca Artificiale do të jetë në shërbim të çdo burri dhe çdo gruaje, në sherbim të mirës së madhe që është paqja ose do të bëhet simbol i njeriut artificial. Me hyrjen e epokes së Inteligjencës Artificiale, arsyeja dhe feja janë thirrur të jetojnë një stinë të re, që ofohet për të hyrë në sfida dhe oportunitete të mëdha”-u shpreh Mons. Luigi Bonazzi.

Rektori i Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” Prof. Leonardo Palombi tregoi se çfarë mund të për fitojmë sot nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale.
“Inteligjenca Artificiale është një instrument i mrekullueshëm sepse ndihmon që të përmirësojë mendimin kritik. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se çfarë është e përshtatshme për njeriun, çfarë i nevojitet përballë Inteligjencës Artificiale. Mendoj se përdorimi i duhur i Inteligjencës Artificiale na jep mundësinë që të bëjmë kërkime shkencore në mënyrën më të mirë”-nënvizoi Prof. Leonardo Palombi.

Presidenti i Akademise Papnore për Jetën Mons.Vincenzo Paglia përcolli një mesazh kuptimplotë gjatë konferencës.

“Ta bëjmë teknologjinë njerëzore, jo njeriun ta kthejmë në funksion të teknologjisë. Pasuria jonë është trupi dhe mendja, që nuk mund të zëvendësohen nga mjetet teknologjike apo instrumentet e tyre”-tha në mesazhin e tij Mons.Vincenzo Paglia.

Konferenca u përshëndet nga Brando Benifei, Eurodeputet dhe bashkë-relator i ligjit të Bashkimit Evropian mbi Inteligjencën Artificiale. Zhvillimi i kësaj konference është rikthimi i traditës së takimeve të tilla, pas pandemisë që thellojnë mesazhet e Papa Françeskut siç ishte mësazhi i këtij viti.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb