BRUKESEL

Danimarka dhe Polonia do të kontribuojnë me nga 2.7 milion euro për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Donacionet janë bërë të ditura nga ministrat danezë dhe polonezë të pranishëm në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

 

”Danimarka dërgoi ekspertë nga ekipi dhe shumë vende të tjera e kanë bërë këtë. Ajo ccfarë ne bëmë është që të përgjigjeshim menjëherë pas tërmetit duke bërë edhe një thirrje nga Kryqi i Kuq.

5 milion korona daneze. Por do të shtojmë edhe 2 milion euro duke e ccuar në 2.7 milion euro donacionin tonë për Shqipërinë.”- tha ministri danez.

 

”Polonia ka shprehur solidaritetin me Shqipërinë menjëherë pas tërmetit përfshi kontributin financiar në Federatën e Kryqit të Kuq. Polonia është e gatshme të kontribuojë vendos që të angazhojë 2.7 milion euro për rikontruktimin e infrastrukturs në Shqipëri.”- tha ministri polak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb