Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 1-26 mars dhe Kalendarin e punimeve për periudhën 1-19 mars 2021.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Konferenca miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 1-26 mars dhe Kalendarin e punimeve për periudhën 1-19 mars 2021.

Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e senacave plenare në datat 1, 8 dhe 15 mars 2021. Seancat plenare do të zhvillohen në ditët e hëna.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb