Ditën e djeshme Akademia e Shkencave zhvilloi një konferencë shkencore, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë.

Në fokus të kësaj tryeze me temë “Pandemia dhe rimëkëmbja – strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë” ishte pandemia e koronavirusit, ku merrnin pjesë dhe 8 deputetë socialistë. Ftesën për të marrë pjesë në këtë konferencë e kishte edhe akademiku i njohur, anëtar i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga, ndërkohë që ky i fundit refuzoi që të merrte pjesë.

Mësohet se profesori ka refuzuar që të marrë pjesë në këtë konferencë me pretendimin se nuk mund të bëhej pjesë e organizimeve politike. Kujtojmë se Fuga ka pasur qëndrime kritike ndaj Akademisë së Shkencave, siç ishte dhe raporti i përgatitur nga ky institucion në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi në vend.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb