Në “Opinion” në News24 në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte i ftuar Medlir Mema profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare i cili ka diskutuar për konfliktin mes presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk. Gjatë fjalës së tij ai e cilësoi si dicka të parashikueshme , dhe se të dy janë dominues në mendimet e tyre.
Sipas Memës arsyet kryesore të konfliktit midis tyre mund të kenë qënë heqja e mikut të Musk nga presidenti amerikan pasi ai pretendonte të ishte në krye të NASës dhe disa kontratave.
Më tej ai shtoi se miliarderi Musk mund të tentojë të krijojë edhe partinë e tij duke financuar në Dhomën e Kongresit.
“Ishte dicka e parashikueshme. Ata janë të dy dominues dhe kishin mendimet e tyre. Musk kishte ardhur me një mision të tij i cili ishte eleminimi i borxhit amerikan dhe arsyeja kryesore të konfliktit mund të bëjë se Trump hoqi një mik të Musk i cili do të ishte në krye të NAS-ës dhe në lidhje me disa kontrata të cilët mund të kenë cuar në një krisje midis tyre.
Gjithashtu edhe Musk e akuzoi rëndë presidentin amerikan dhe nuk është hera e parë që ai akuzohet. Mund të them se aktualisht kemi një lloj armëpushimi për momentin.Politika është një luftë e ashpër e cila mund të fitohet edhe nëpërmjet kërcënimeve dhe imponimeve për të arritur qëllimin. Musk mund të krijojë partinë e tij pasi edhe disa miliarderë e kanë provuar dicka të tillë Sigurisht ai mund të financojë edhe primaret dhe të influencojë në Dhomën e Kongresit”, tha ai
Mema u ndal edhe tek protestat e emigrantëve në Los Angelos ku theksoi se ato mund të tërheqin vëmendjen nga koflikti i Trump dhe Musk dhe se presidenti amerikan u zotua për një goditje të fortë ndaj protestuesve.
“Mendoj se protestat e emigrantëve është një krizë në momentin e duhur pasi tërheq vëmendjen pas tensioneve me Elon Musk.
Garda Kombëtare do të jetë në mbrojtje të protestuesve ndërsa marinasit janë vetëm për lidhjet politike.Presidenti amerikan u zotua për një goditje të fortë ndaj protestuesve”, përfundoi Mema
(BalkanWeb)