Interesimi i raportuar i Real Madridit për Michael Olisen kishte shkaktuar shumë spekulime gjatë verës, por prapaskenat e kësaj çështjeje tashmë janë bërë publike nga drejtuesit e Bayern Munichut.
Drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl, ka zbuluar se drejtuesit madrilenë e kishin kontaktuar dy herë gjatë kësaj periudhe, por qëllimi i telefonatave nuk ishte transferimi i yllit francez.
“Real Madridi telefonoi dy herë për të na siguruar se nuk kishte asnjë kontakt dhe se nuk ka as tani”.
