Në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ të Ola Brukos në News24 është komentuar rezultati përfundimar i zgjedhjeve të PD dhe konfirmimi i Lulzim Bashës si kryetar.

Artur Zheji thotë se demokratët ishin në dilemë dhe votuan jo thjesht për kryetarin, por dhe për kryeministrin e ardhshëm. Ai thekson se edhen ë zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht se nuk kishte asnjë pushtet arriti të tendosë muskulin partiak e të krijojë një grusht force.

Nga ana tjetër Nazarko shprehet i sigurt se Basha edhe kësaj radhe pati mbështetjen e Berishës edhe pse ndryshe nga zgjedhjet e tjera. Me mesazhet e koduara sipas Nazarkos, Berisha e ndihmoi Bashën të fitonte sërish teksa shtoi se nuk donte ta rrëzonte.

Për Nazarkon, Basha ishte kandidati më i fortë brenda PD dhe i duhej një figurë politike që jo vetëm të rezistojë ndaj Ramës e të marrë një rezultat të mirë, por të jetë dhe luajal në luftën e tij ndaj SHBA.

DEBATI NË PIKAT MBI I

ARTUR ZHEJI: Dua ti bëj një kompliment për pjesën e parë të emisionit. Keni kapur thelbin, demokratët nuk votuan vetëm kryetarin, por atë për të cilin menduan se ishte më i gatshëm, më i kolauduar, ndoshta dhe me shumë plagë dhe me përgatitjen e duhur për të qenë një figurë përballë Ramës që tashmë ka mandatin e tretë, ka eksperiencë shumë të madhe, është bërë pjesa ku koagulohen pjesë të PS dhe përtej saj. PD ishte në dilemë, të votonte jo thjesht kryetarin e PD por kryeministrin e ardhshëm pas 4 vitesh. Që ka dhënë prova që di të koagulojë, sintetizojë të krijojë sinergji. Votat që ka marrë më 25 prill PD nën drejtimin e Bashës ka qenë maksimum i mbërritshëm i 2013. Më në fund Basha pas gabimeve, dhe më pas rrjedhimi i mëtejshëm, pamundësia për të mos kontrolluar asnjë pushtet përveç Shkodrës e kishte kthyer në rrugë radikale për të rrëzuar Ramën, e kishte kthyer në OJQ, kishte besimin tek anëtarësia. Basha arriti të tendosë muskulin partiak që shumëkush e kishte humbur besimin se mund të krijonte një grusht force. Përtej atyre që u vodhën, dolën të pavlefshme, përtej abstenimi i skeptikëve, është urim i mirë për PD se për Bashën. Diferenca e votës e demonstron, inteligjenca e sfidës së ardhshme.

MENTOR NAZARKO: Ishte rezultat i pritshëm për një sërë arsyesh. Është kryetar që e kontrollon në shumë mënyra partinë. Figurë e konsoliduar në imazhin kombëtar e ndërkombëtar. Kishte mbështetjen e Berishës, duket qartë. Duket qartë nga disa mesazhe të koduara në mbështetje të Lulzim Bashës. Edhe me atë ‘’Never say never’’ e ndihmoi. Donte të tregonte, bëri përpjekjen e fundit, me mbështetjen ndaj Bashës, bëri një gjest për të treguar distancë nga kandidatët, nuk pati kritika për zgjedhjet e 25 prillit përveç data e zgjedhjeve në PD. Moskritika ishte baras me mbështetje. I krijoi dhe aureolën e një gare normale, legjitimitet, u kujdes dhe njerëzit që ishin mbështetësit historikë të tij, Bujar Nishani, aq shumë. Nuk kam aftësi të lexoj skenarët politikë, ishte teatër politik.

 

ARTUR ZHEJI: Shumë deklarata që u bënë, sidomos kjo e Nishanit, disa dalje të Berishës që nuk ka paragjykimin të jetë i drejtpërdrejtë, heshtje që e ktheu garën në garë. Sulmi që Shehaj i bëri Bashës, po ashtu dh Harxhi. E gjithë kjo egërsi dukej sikur ata kishin marrë një semafor jeshil edhe nga doktori për garë të ashpër, garë të barabartë.

MENTOR NAZARKO: Ne do të duhet, merru me pasojat. Është një maksim për të kuptuar politikën duhen kuptuar pasojat e akteve. Të gjithë këto që përmendët shërbejnë si një dekor i mirë që brenda PD 30 vite pas themelimit të saj ka garë të vërtetë.

ARTUR ZHEJI: Pse do Berisha në krye të PD një kryetar humbës, kush ishte fitues Harxhi, Shehaj apo Kadilli?

MENTOR NAZARKO: E vërtetë është teoremë, aksiomë, kam gjithë elementët e duhur për ta mbrojtur. Duke ditur që PD është parti e Berishës. S’po them pronë private po shoqëri private, nuk e di sa përqind të pronësisë. Por ai me skemat dhe fuqinë që ka e zëvendëson. Unë merrem me rezultatin, Basha nuk iku. Berisha nuk donte ta rrëzonte. Me të drejtë ka analizuar.

ARTUR ZHEJI: Asnjë nga kandidatët nuk u distancua nga Berisha.  Askush nuk e pa si një baba për tu vrarë.

MENTOR NAZARKO: Basha ishte kandidati më i fortë. Partia me të drejtë, zgjedhjet locale që mund të jenë të parakohshme nuk mund të ndërrosh gjeneralin para tyre. Basha e rruan unitetin e partisë. Kushdo tjetër që mund të konfirmohej e prishte këtë. Kur shkojmë përballë Ramës, supozohej se do të merrte secili rezultat më të mirë. Në fund të fundit Basha ka arritur disa objektiva me këto zgjedhje. Pavarësisht se thotë atë masakër elektorale, pavarësisht se anëtarët duan të lëpijnë plagët me Bashën. Basha arriti dobësimin e LSI, që e ka pasur objektiv të fshehtë. Rikthimin e votuesve opozitarë në PD. E arriti me Ramën, e arriti vetë se ishte më i besuar? Kjo është tjetër. E para mesazhi që tha Berisha për tu rikthyer në PD ishte shumë interesant, pse duhet të kthehej ai?

ARTUR ZHEJI: Në pjesën e parë të dytë të Nazarkos jam dakord. Askush nuk mund të masë sa përqind është influence e Berishës në PD. Padiskutim nëse kjo influencë do të përdorej kundër dikujt, apo pro dikujt. Nuk e di sa do ishin numrat, por do ishin të paktën shumë të afërt. Unë besoj se nuk ka ushtruar influencën.

Nëse Berisha do të zgjidhte mes këtyre kandidatëve, qoftë dhe me Nishanin, qoftë dhe personazhe të tjera në PD mendoj se do i interesonte jo për argumentin që do ishtonte ca plagë, në fund të fundit sa më e fortë PD aq më i fortë kryetari i saj. Sa më i fortë kryetari i saj, aq më e fortë PD. Po ndjek krahasimin. Mendoj në interesin e të gjithëve, të partisë apo themeluesit apo të të tretëve, çfarë axhende  hynë kandidatët dhe si do sulmonin Bashën. Pas këtij ekspozimi negativist, kjo është tema e temave, një pjesë e madhe e atyre që e sulmuan Bashën, shumë rëndë, shumë errët, në mënyrë antagonist. Njeriu në pragun e shtëpisë mund të thotë shumë gjëra, por jo kur e kalon. Të japin dorëheqjen ose ti kërkojnë falje Bashës. Nuk i kanë lënë shteg vetes të qëndrojnë si aleatë të kryetarit, janë peshë e vdekur, japin vetëm llum e pakënaqësi ndaj kryetarit, asnjë vlerë.

 

MENTOR NAZARKO: Ekzistenca e drejtimit të garës nga Gjana, njeriu luajal i Berishës që në origjinën e tij politike. Berishës i duhet dikushi që jo vetëm të rezistojë ndaj Ramës, por të jetë luajal në luftën e tij ndaj SHBA.

ARTUR ZHEJI: Edhe Gramoz Ruçi, se Gjana është një zotëri 71-vjeçar i cili sigurisht që është thirrur në PD nga Berisha, më thoni pak nga ata që nuk janë thirrur nga doktori në atë parti. Aty mund të ketë pasur, në PD ka struktura. GJëja që është pak shqetësuese e ja vlen të analizohet, numri i ulët i votuesve, këtu fshihet puna e ardhshme e Lulzim Bashës për të motivuar një pjesë të madhe të anëtarësisë që ndoshta dhe është fshehur tani se nuk do të më të identifikohet më në këtë parti, se patronazhistët fillojnë të kërkojnë të lëkundurit, ofrojnë vende pune. Kur garonte Basha kundër Olldashit, PD kishte më pak anëtarë.

 

MENTOR NAZARKO: Nuk jam ekspert, nuk i dimë nëse janë reale ato listat e PD, sa mund të ketë ndikuar emigracioni. Berishës i duhej një figurë politike në PD që të siguronte një rezultat të mirë përballë Ramës dhe luajalitet të mirë përkundrejt tij. ‘’Never saj never’’ do të thotë se unë kisha një rrugë tjetër, por po më detyrojnë të kërkoj të drejtat e mia kushtetuese. Nënteksti është që meqë SHBA më shpall non grata atëhere detyrohem të marr PD-në prap. Me SHehajn do të ishte në bast, edhe znj.Harxhi që është luajale e z.Berisha. Por çfarë i mungoi kësaj gare. BAsha nuk tregoi se sim und të mundë Ramën për së katërti. Këta tre të tjerët treguan pse mund ta mundin Bashën brenda PD, por të gjithë nuk tregojnë si mund të mposhtin Ramën. U nisëm e ku përfunduam. Beteja e PD nuk tregoi si mund të mposhtet Basha. Anëtarësia e PD janë ca njerëz që kanë qenë drejtorë, etj, unë mendoj që  s’vë dot bast për gjëra të pasigurta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb