ATHINË

Autoritetet njoftuan sot 2448 raste të reja të virusit të ri në Greqi, nga të cilët 63 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Gjithashtu është bërë publike  se numri  i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 52254.

Ndërkohë që 196 pacientë po trajtohen të intubuar, 315 pacientë janë liruar nga spitalet.

Sot janë bërë  publike edhe 14 vdekje të tjera të regjistruara duke shkuar kështu në 715 vdekje gjithsej në vend nga coronavirusi që në nisje të pandemisë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb