Inter ia doli të fitojë titullin kampion në Itali, duke “qepur” yllin e dytë në fanellë. Drejtori sportiv i klubit, Beppe Marotta foli për merkaton, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

“Duartrokitjet kryesore për këtë triumf duhet të jenë së pari për lojtarët, ata e meritojnë. Më kanë shkruar shumë njerëz për të më uruar, në telefonin tim janë 1.200 mesazhe. Më vjen mirë për të gjithë këtë dashamirësi që kanë treguar njerëzit me mua.

A mund të përforcohemi pa shitur emrat e mëdhenj? Nuk di ta them këtë, di që te Inter askush nuk është i paprekshëm. Dëshira për të qëndruar apo për t’u larguar është e lojtarëve më shumë se sa e klubit, deri më tani askush nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Mendoj se pjesa më e madhe e kësaj organike do të konfirmohet. Do të mundohemi të shfrytëzojmë mundësitë e merkatos, që tani kemi mbyllur dy marrëveshje me Zielinskin dhe Taremin. Por, nuk do të ketë revolucion sepse organika është e fortë.

Kemi punuar shumë dhe klubi dhe strukturat e tij kanë mentalitetin fitues të cilin e kemi ndërtuar këto vite duke marrë trofe. Sigurisht, ka ende vend për përmirësim. Të gjithë kërkojnë të vijnë te Inter, është ambient shumë i mirë dhe ka një trajner të zotin.

Blerja që më ka surprizuar më shumë? Them Thuram, e ndiqnim prej kohësh”, – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb