Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook-un e tij përmes ERTV ka publikuar fjalën që do mbante sot në parlament, por që nuk mund ta thoshte pasi u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa, dhe iu desh ta ndërpriste.

“Ishim sot në parlament për të diskutuar për studentët me opozitën. Një trim kotecesh u çua për në foltore kur flisja unë duke nxjerrë nga xhupi vezë në përpjekje për të më qëlluar mua. Kështu debati mbaroi duke u kthyer në një konflikt rruge. Opozita bllokoi debatin që e kërkoi vetë,” tha Rama e më pas tregoi fjalën e tij.

Kreu i qeverisë thotë se të gjithë vëmendjen e tij e ka përqëndruar tek studentët dhe dialogu me ta. Gjithashtu ai nuk ka nguruar të sulmojë dhe dy kundërshtarët e tij politikë, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Ramës

Ja dhe fjala që mbajta po nuk e ndava dot me ju.

Sot më shumë se kurrë, askush më kollaj se Lulëzimi, s’mund t’ua tregojë shqiptarëve pse zgjedhja e tyre e vetme është e do jetë kjo shumicë qeverisëse.

Ndërsa unë vet do vazhdoj dialogun e vështirë me studentët, pasi ata më shohin mua si zgjidhjen e vetme. Ky parlament s’ka nevojë për mua, ndërsa studentët po.

Mirëse u ktheve shëndoshë e mirë Luli, se megjithë atë mllef që kishin për ty protestuesit ta kam pasur merkaun. Po shyqyr që sutdentët e kishin keq dhe me motrën opozitare, kështu që ata s’dinin kë të kapnin prej zhelesh përpara. Ju u fshehët nëpër turmë, e tani jeni të dy shëndoshë si molla.

Tregoju shqiptarëve sa i panevojshëm je për ta që përveç që mos të të votojnë po as mos të të kenë inat kot për gjëra që ti nuk i bën dot.

Doktoresha e Shkencave Kryemadhi do e shfrytëzojë çdo minutë për t’u ndriçuar rrugën e studentëve që s’e shohin dot me sy.

Kjo ishte fjala ime në Kuvend sot, por vëmendja ime është për të gjithë studentët, që refuzojnë këtë opozitë kotecësh.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: