Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë duket se përjashton mundësinë e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza “para eliminimit të Hamasit”.

Në një postim në mediat sociale, ai thotë se kushdo që mendon se Izraeli do ta ndalë luftën përpara se të arrijë qëllimet e tij, “nuk është i lidhur me realitetin”.

“Ne nuk do të ndalojmë së luftuari derisa të arrijmë të gjitha objektivat që i kemi vendosur vetes: eliminimin e Hamasit, lirimin e pengjeve tona dhe fundin e kërcënimit nga Gaza”, përsërit ai në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb