Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për zhvillimet në veri të Kosovës dhe konfliktin me Serbinë.

Ai u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është duke shfrytëzuar krizën e Perëndimit, që është lufta në Ukrainë, për përfitimet e tij politike.

Më tej Lubonja shtoi se presidenti serb kërkon  të marrë shkasë nga lufta në Ukrainë, në mënyrë që të arrijë në një ndarje të territoreve me Kosovën.

“Rreziku më i madh është lufta. Ky operacion nga Serbia kërkon të shfrytëzojë problemet që ka Perëndimi, referuar luftës në Ukrainë. Opsioni është ‘le ta mbajmë mirë Vuçiçin’ dhe ai e ka shfrytëzuar këtë krizë. Duke shfrytëzuar këtë gjë dhe marrë shkasë nga Rusia, do të japin një zgjedhje për një ndarje territoresh. Vuçiç këtë po pret. Se sa serbë janë të angazhuar për luftë, apo janë pjesë e bandave terroriste, këtë nuk e dimë. Përgjithësisht ata nuk e njohin Kosovën dhe shprehen se janë serbë. Skenari është në funksion të provokimit të Perëndimit dhe dobësinë që ka treguar për Vuçiçin”, u shpreh Lubonja.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb