Policia e Tiranës ka vënë në pranga 25-vjeçarin R.Sh i shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Ndaj 25-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

I riu më datë 12.06.2021, në rrugën “Kahreman Ylli”, në afërsi të një lokali, së bashku me vëllain e tij, shtetasin K. Sh. i cili është arrestuar në flagrancë, janë konfliktuar me armë zjarri me shtetasin V. P., 33 vjeç dhe 2 persona të tjerë.

Si pasoje e të shtënave ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi E. Gj.

Informacion-Tiranë/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, një shtetas i shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim:

-K.Sh., 25 vjeç, banues ne Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Ky shtetas, më datë 12.06.2021, në rrugën “Kahreman Ylli”, në afërsi të një lokali, së bashku me vëllain e tij, shtetasin K. Sh. (i arrestuar në flagrancë), janë konfliktuar me armë zjarri me shtetasin V. P., 33 vjeç dhe 2 persona të tjerë. Si pasoje e të shtënave ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi E. Gj.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: