Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar forcat e tij ushtarake të merrnin kontrollin e 70% të Rripit të Gazës.
“Tani kemi kontroll të plotë mbi 60% të Rripit të Gazës. Ishim në 50%, tani jemi rritur në 60%. Direktiva ime është të arrijmë 70%”, tha Netanyahu.
Gjithashtu Netanyahu nuk ka përjashtuar pushtimin e plotë të Gazës si qëllim përfundimtar.
Hartat e publikuara nga Izraeli në mars treguan një zonë të re të ndaluar përtej 53% të Gazës që Izraeli kontrollonte pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të në tetor.
